Vdekja e volejbollistit, dy mjekët lihen në qeli

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës, mori këtë masë sigurie për mjekët Nuri Qyra dhe Dalip Çela, të cilët do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve ndaj tyre.
Të dy mjekët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm ndaj volejbollistit të Teutës, Juxhin Guza, i cili vdiq në spital pasi ishte goditur disa herë me thikë nga persona të panjohur në momentin që po hynte në banesën e tij në një pallat në qytetin bregdetar.
Mjekët dyshohet se kanë mjekuar gabimisht volejbollistin, teksa nënës së tij i kishin deklaruar se ai ishte jashtë rrezikut për jetën. Autorët e krimit nuk janë zbuluar ende nga policia, ndërsa për informatorët jepet një shumë prej 30 mijë euros. /Start/
2011-11-18 09:17