Dy vite burg për djalin e deputetes, vrau 26-vjeçarin

Ai akuzohet se më datë 12 shkurt të këtij viti, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Alfred Musabelliun, 26-vjeç.
Ndërkohë, Albi Zela është dënuar me 1 vit e dy muaj burg, i akuzuar për “moskallëzim krimi”. Kostandin Xhuvani u arrestua vetëm 3 muaj pas kryerjes së krimit pas negociatave të vazhdueshme të policisë dhe të familjarëve për dorëzimin e tij. Sipas prokurorisë, të pandehurit Kostandin Xhuvani i është lehtësuar akuza në “vrasje në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”, ndërsa shoku i tij akuzohet për “moskallëzim krimi”.
Sipas kërkesës për gjykim të lexuar nga prokurori i çështjes, ngjarja për të cilën akuzohen dy të pandehurit ka ndodhur mëngjesin e 12 shkurtit në Qytetin Studenti, ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Alfred Musabelliu. Menjëherë pas ngjarjes policia arrestoi vetëm Albi Zelën, ndërsa Kostandin Xhuvani mundi të largohej për t’u vetëdorëzuar së bashku me armën e krimit pas vetëm tre muajsh.
Pasi dëgjoi versionin e tij për ngjarjen, si dhe nga hetimet e kryera, prokuroria arriti në përfundimin se Kostandin Xhuvani ka qëlluar ndaj shokut të tij Alfred Musabelliu në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme. Në dëshminë e tij, Xhuvani ka pohuar se është penduar për atë që ka ndodhur dhe nuk ka dashur kurrsesi të vrasë shokun e tij. /Start/
2011-11-18 09:39