Vdekja e volejbollistit, pranga dy mjekëve

Në pranga kanë përfunduar mjekët, Dalip Çela, kirurg dhe mjeku reanimator, Nuri Qyra, pasi dyshohet se si pasojë e mjekimit të tyre të gabuar ka gjetur vdekjen volejbollisti durrsak.
Volejbollisti kishte mbërritur në spital me plagë të rënda pasi ishte qëlluar disa herë me thikë teksa po hynte në banesën e tij.
Policia ka vënë në dispozicion 30 mijë euro për të gjithë ata që japin informacion rreth autorëve të krimit. Me gjithë shoqërimet në polici të të dyshuarve, nuk ka asnjë person të vënë në pranga për krimin që tronditi të gjithë qytetarët durrsakë e më gjerë.
Ngjarja ndodhi më 14 shtator të këtij viti, kur i riu u qëllua me thikë teksa po tentohej të grabitej. Ai sapo kishte shpallur fejesën në atë kohë. /Start/
2011-11-17 09:11