Shqiperia, vendtakimi i kineasteve ballkanike, per trofeun "Berlinale" Izaura Ndoj
Per here te pare, Shqiperia eshte bere vendtakimi i filmave dhe kineasteve me te njohur ballkanike, per festivalin e filmit "Berlinale". Qe prej tri ditesh, tre perzgjedhesit e filmave per Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Berlinit ndodhen ne Tirane duke pare prodhimet kinematografike nga Kosova, Maqedonia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi dhe Shqiperia, me qellim perzgjedhjen e premierave boterore per "Berlinalen 2012". Kjo eshte hera e pare qe Shqiperia behet vendtakimi per prodhimet kinematografike nga Ballkani. Gjate nje takimi me ministrin e TKRS-se, Aldo Bumci, anetaret e komisionit perzgjedhes te filmave konkurrues ne Festivalin Nderkombetar te Filmit ne Berlin per vitin 2012, te perbere nga Anna Hoffman, Bernd Buder dhe Nikolaj Nikitin, vleresuan kinematografine shqiptare dhe promovimin e kineasteve te rinj ne Evrope. Ne edicionin e ketij viti, te organizuar nga Qendra Kombetare Kinematografike, komisioni perzgjedhes ka marre ne shqyrtim 2 filma artistike, 1 dokumentar, si dhe shume filma me metrazh te shkurter dhe shume shpejt do te beje perzgjedhjen. Nderkohe, gjate ketij takimi, u ra dakord per zhvillimin e javes se Filmit Shqiptar ne Gjermani, me qellim promovimin e vlerave te kultures shqiptare. Gjithashtu, ata folen edhe per mundesine qe ofron Shqiperia per kineastet e rinj dhe pjesemarrjen e tyre ne Festivalin e Filmit ne Berlin, ne te cilin eshte ngritur nje forum te vecante per promovimin e tyre. Me tej, ata shtuan se kineastet e rinj jane ne kerkim te vendeve te reja, te paeksploruara dhe Shqiperia ka mundesi te kthehet ne nje vend ku te prodhohen filma te huaj. Duke pasur parasysh se sa shume eshte shtrenjtuar, ne bote, industria e filmit, Shqiperia ofron mundesi per ta kthyer kinematografine ne industri fitimprurese. Me tej, gjate takimit, u bisedua gjithashtu edhe per zhvillimin e kinematografise Shqiptare dhe rendesine qe ka ajo per permiresimin e imazhit te nje vendi. Kete vit jane paraqitur ne kete faze rreth 130 filma artistike nga Ballkani, dokumentare dhe te animuar. Shqiperia prezantohet me 7 filma, nga te cilet 2 artistike, "Farmakon" i Joni Shanajt dhe "Out of Touch" i Andi Delianes. Per here te pare, ne kete faze perzgjedhjeje perfshihet edhe Kosova me 6 filma. Filmat qe po shihen nga tre perzgjedhesit e Berlinales jane prodhime te vitit 2010, te cilet nuk jane bere premiere nderkombetare. Tre perzgjedhesit - Anna Hoffman, Bernd Buder dhe Nikolaj Nikitin, i takojne e fazes se pare ne te cilen duhet te kaloje nje film per ne Berlinale. Me pas, do te jene selektoret e festivalit, te cilet mbi baze te rregullave te tyre, do te bejne dhe perzgjedhjen perfundimtare te filmit. Festivalit Nderkombetar i Filmit ne Berlin, kete vit, zhvillon edicionin e tij te 62-te, ne datat 9-22 Shkurt 2012. Nje vit me pare, ky takim u be ne Shkup, ku u perzgjodh filmi i Bujar Alimanit, "Amnistia".
Dy filma artistik nga Shqiperia
* "Farmakon" i Joni Shanajt
* "Out of Touch" i Andi Delianes
Gjashte filma nga Kosova
* "Agnus Dei" i Agim Sopit
* "Kodi i jetes" i Ekrem Kryeziut
* "Heroi" i Luan Kryeziut
* "Kaseta e dasmes" i Ariel Shabanit
* "Kolonat" i Ujkan Hysajt
* "Shkurta" i Arzana Krajes
Dy filma artistik nga Shqiperia
* "Farmakon" i Joni Shanajt
* "Out of Touch" i Andi Delianes
Gjashte filma nga Kosova
* "Agnus Dei" i Agim Sopit
* "Kodi i jetes" i Ekrem Kryeziut
* "Heroi" i Luan Kryeziut
* "Kaseta e dasmes" i Ariel Shabanit
* "Kolonat" i Ujkan Hysajt
* "Shkurta" i Arzana Krajes