E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi, qytetarët pro Papadhimos, skeptikë për qeverinë

ATHINE - Në sondazhin e parë që bëhet për qeverinë e re të Greqisë, shumica e qytetarëve janë shprehur në favor të kryeministrit Lukas Papadhimos. 

68% e të anketuarve janë shprehur pro kryeministrit të ri të Greqisë. 

Megjithë mbështetjen që kanë për personin e Papadhimos, qytetarët shohin ne skepticizëm përbërjen e qeverisë.

43% shprehen në favor të qeverisë, ndërsa 38% shprehen negativisht. 

Normat e larta të negative nuk janë regjistruar vetëm votuesit e partive të majta, por edhe në mesin e votuesve të partive, që e mbështesin qeverinë (PASOK, ND, LAOS).

Për qëndrimin e liderëve politikë në negociata dhe në vendimin për qeveri koalicioni, janë këto të dhëna: 

Mirëpritet qëndrimi i kryetarit të partisë ekstremiste të LAOS nga 44% e qytetarëve, Samaras nga 37% ndërsa më pak Papandreu, nga 24% e të pyeturve. 

Votuesit e PASOK dhe Demokracisë së Re janë pyetur nëse e konsideronin të drejtë apo të gabuar vendimin e Papandreut dhe Samaras për të bashkëpunuar.

52% e votuesve të PASOK-ut e konsideron të gabuar vendimin e Papandreut, ndërsa 70% të votuesve të Demokracisë së Re thonë se vendimi i Samaras ishte i gabuar.

Pyetjes "Kush do të donit të ishte kryetari i PASOK në zgjedhjet e ardhshme", votuesit e partisë u përgjigjën në këtë mënyrë: 
Për Venizelos 23%, për Loverdos 13% dhe për Papandreun u përgjigjën pro vetëm 8% e të pyeturve. 

Pjesa më e madhe, megjithatë, është përqindja e pavendosur, që arrin në 35%.

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, rezultatet e votimit do të ishin si më poshtë:

PASOK: 14.8%
ND: 26.7%
KKE: 10.1%
LAOS: 6.5%
SYRIZA: 7.2%

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›