Vdes 17 vjeçari, mjekët s'përcaktojnë shkaqet
ELBASAN - Një 17 vjeçar ka ndërruar jetë ndërsa familjarët thonë se nuk vuante nga asnjë lloj sëmundje dhe në trup nuk kishte shenja dhune. I riu nga Peqini është ngritur nga gjumi dhe ka filluar të rënkojë. Familjarët pasi kanë dëgjuar ankesat janë nisur menjëherë drejt spitalit kirurgjik me urgjencë por sapo kanë mbërritur ai ka gjetur vdekjen.
Trupi i 17 vjeçarit, Erjon Karaj është dërguar më pas në morgun e spitalit. Për hetimin e ngjarjes është përcaktuar një grup hetimor. Elementë të ekspertizës janë dërguar në Tiranë pranë laboratorit shkencor për të verifikuar shkaqet e që kanë sjellë vdekjen e tij. Por ndërkohë janë marrë në pyetje edhe familjarët mbi ushqimin dhe shqetësimet shëndetësore të 17 vjeçarit. Këta të fundit kanë deklaruar se Erjoni nuk ankohej nga ndonjë sëmundje dhe nuk kishte shfaqur të tjera shenja dhimbjeje veç natës kur i është dashur ta transportojnë drejt spitalit.