E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes 55-vjecari perplaset nga furgoni

Pamje ilustruese

Librazhd 4 prill NOA 8211 Nje tjeter aksident me pasoje vdekjen ka ndodhur sot ne akset nacionale. Novruz Toromani 55 vjec ka gjetur vdekjen pasi eshte goditur nga nje furgon Ngjarja e rende ka ndodhur ne aksin rrugor Perrenjas-Librazhd.

Korrespodenti i Agjencise NOA raporton se 55 vjecari ka qene kaluar nga njeri krah i rruges per ne krahun e kundert ne momentin qe eshte goditur nga automjeti. Sipas deshmive te te pranishmeve 55-vjecari kishte dale nga nje lokal dhe mendohet se ishte ne gjendje te dehur.

Kjo ka bere qe 55-vjecari te mos e vere re furgonin qe afrohej. Nderkohe qe dhe shpejtesia e madhe e mjetit e ka bere te pamundur frenimin para perplasjes.

Drejtuesi i automjetit me targa TR 0959M eshte shoqeruar nga policia ne komisariat per te sqaruat detajet e aksidentit.

a.k/NOA

Lajme te ngjashmeDy gra mbeten te vdekura ne aksident 8 te plagosurAksident ne Kavaje vdes nje personBie nga pallati ku punonte humb jeten 46 vjecariAksident ne autostrade 5 te rinj ne gjendje te rendePerplasja me motor plagoset motociklisti Lidhjeaksidenti Librazh Novruz Toromani Perrenjas

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›