E rrallë, makina rrëzohet nga kati i pestë

Makina e rrëzuar nga kati i 5-të
Australi, 4 prill, NOA -Parkimi është gjithmonë problem për drejtuesit e automjeteve. Kjo bëhet edhe më e vështirë ku bëhet fjalë për parkime që janë në katet e larta të ndërtesave. Një grua në Melburn të Australisë, jo vetëm që e parkoi keq makinën e saj, por u rrëzua nga kati pestë i parkimit publik bashkë me mjetin.
Edhe pse ra nga një lartësi prej 35 metrash gruaja pati vetëm disa dëmtime të lehta. Sipas policisë shpëtimi për gruan ka qenë amortizimi që i kanë bërë gomat rënies, por edhe fakti se përfundoi mbi një çatinë e një shtëpie dy katëshe dhe me pas ra në rrugën mes pallateve.
a.k/NOA
Lajme të ngjashmeBleu hashash në Lazarat për ta shitur në shkollë, arrestohet kosovariLibi, rrëzohet avioni luftarak i SHBA Kapen 30 kg hashash në Kakavijë, trafikanti tentoi të korruptonte policinAgolli: Punimet në gjithë sheshin “Skënderbej”, parkimi zhvendosetEmigrantët nuk do të paguajnë doganë për makinat që sjellin nga jashtë Lidhje: kati i 5-të, makina, parkimi, rrëzimi