Braçe: Beteja e Nishanit për foton e tij, tërësisht qesharake
TIRANE - Deputeti socialist Erjon Braçe i cilëson si qesharake reagimet e Presidentit Nishani për vendimin e qeverisë që lidhet me zëvendësimin e fotos së tij me atë të Ismail Qemalit.
Në një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Braçe shkruan: “Beteja e Nishanit për foton e tij, tërësisht qesharake. Madje përfshirja e PD në këtë betejë e bën edhe më qesharake betejën e tij!! Duhet t'i japi fund. Sot e dëgjova të referohej në Kushtetutë për të mbrojtur foton e tij! Eshtë tërësisht turp!! Shumë shumë turp!! Nuk ka asnjë rresht në Kushtetutë që të flasë për foto të Presidentit! Asnjë!”
“Në anën tjetër Presidenti e konsideron veten si përfaqësues i unitetit të popullit! Por Presidenti nuk kupton se "përfaqesues i unitetit të popullit" nuk është titull apo më qartë, në gjuhen e tij, nuk është "gradë"!! Madje nuk është as kostum që ai e vesh dhe i rri mirë e i shkon.Apo me keq, nuk kupton se një cilësim i tillë nuk ka lidhje automatikisht me foton e tij. Ndërkohë që është kryetari i PD ai që i shqyn Presidentit këtë "kostum"-si përfaqësues i unitetit të popullit. Në deklaratën origjinale të Lulzim Bashës sot pas orës 14.00, ai tha se: Heqja e fotos së presidentit nga zyrat e shtetit.........është edhe një akt urrejtje i Edi Rames ndaj Partisë Demokratike që ishte forca politike që e kandidoi atë.....!! Basha e kuptoi pak me vonë ç’tha, ndaj dhe e hoqi nga deklarata e shkruar që ju shpërndau mediave. Por kaq mjafton për të thënë se edhe Basha e di që Bujar Nishani nuk është ai që thotë se është, "përfaqësues i unitetit të popullit"”,- përfundon Braçe.
(er.nu/BalkanWeb)