I riu vdes pasi piu pilula për dobësim. I bleu në internet
LONDER-Nuk ishte i kënaqur me paraqitjen fizike ndaj një student anglez i moshës 18-vjeçare vendosi të humbë disa kilogramë. Porositi në internet disa pilula dobësimi të quajtura ndryshe si ‘pilula gjimnastikore’, por pasi i konsumoi, vdiq. Uebsajte online bëjnë me dije se djaloshi ishte lojtari më i fortë në skuadrën e tij të lojës Rugby, por si duket kjo gjë nuk i mjaftonte. I riu humbi jetën për shkak të mbinxehjes së trupit dhe kjo i shkaktoi efekte dramatike në trup deri në humbjen e jetës. Mjekët vërtetuan se shkak ishin substancat në pilula.
Pilulat DNP konsiderohen ilegale që prej vitit 1983, ato përdoren po në mënyrë ilegale nga personat që merren me bodibuilding sepse rregullon metabolizmin dhe rregullon muskujt, por efektet anësore janë të frikshme.
Mjekët paralajmërojnë se “Dinitrophenol nuk mund të përdoret si një ilaç dhe nuk mund të përdoret si një shtesë në programin distik dhe është i papërshtatshëm për trupin e një mashkulli”. Këto paralajmërime i ka bërë më pas dhe policia britanike. Ata tashmë po përpiqen të mësojnë se ku i bleu në internet pilulat e vdekjes i riu.
(d.b/BalkanWeb)