Vdes Andy Williams

Këngëtari amerikan Andy Williams, ndër hitet e të cilit janë “Moon River” dhe “Can't Take My Eyes Off of You” në vitet e ’50-ta dhe të ’60-ta të shekullit të kaluar, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, në shtëpinë e tij në Branson të Missour-it.
Familja e tij tha se Williams humbi jetën të martën pas një beteje njëvjeçare me kancerin në fshikëzën urinare.
Ish Presidenti i SHBA-ve Ronald Reagan e ka quajtur zërin e tij “thesar kombëtar”.
Andy Williams njihet në të gjithë botën për versionin e tij të kolonës zanore të filmit të njohur të vitit 1970, “Love Story.”