Messi e bën të papriturën

Portieri i Sevillës, Andres Palop ka lavdëruar yllin e Barcelonës, Lionel Messi para duelit të skuadrave të shtunën në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga.
Spanjolli beson se argjentinasi është pa diskutim futbollisti më i mirë në botë dhe shtoi se është e pamundur të parashikohet ajo që do të bëjë në fushë.
“Messi është futbollisti më i mirë me të cilin jam ndeshur gjatë karrierës time. Kur ai vjen përball jush, ju kurrë nuk e dini se qka do të bëjë. Me Messin kurrë nuk mund të mendoni se si do të veprojë ai, sepse gjithmonë e bën të papriturën”, deklaroi Palop për UEFA.com.