E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes Arnost Lusting autori i romaneve për Holokaustin

PRAGË- Shkrimtari çek, Arnost Lustig, autor i shumë romaneve mbi Holokaustin, ku ai ishte një i mbijetuar, vdiq sot në Pragë në moshën 84 vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, njoftoi Marketa Malisova, drejtoresha e shtëpisë botuese Franz Kafka në Pragë.
Me një prejardhje nga një familje tregtare hebreje, Lustig, i lindur më 21 dhjetor 1926 në Pragë, u dërgua nga nazistët në një geto në Terezin në moshën 16 vjeçare dhe më pas në kampet e përqendrimit në Buchenëald dhe Auschëitz.
Në muajin prill 1945, ai arrin të arratiset.
Gjatë eksperiencës së tij ai u frymëzua për "Errësirat nuk kanë hije'', që e solli në ekran në vitin 1964 nën titullin "Diamantet e Natës'''.
Që prej veprave të tij të para, "Natë dhe Shpresë" (1957) dhe "Diamantet e Natës" (1958), Arnost Lustig nxori në skenë njerëz të thjeshtë, të moshuar dhe të rinj të përballur me një situatë ekstreme.
Librat e tij më të njohur "Dita Saxova" (1962) dhe "Lutje për Katerina Horovitzova" (1964), kanë personazhet femra si heroina.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›