Libi, evakuohet studenti shqiptar Durim Kasemi
TIRANE- Është evakuar nga Libia studenti shqiptar Durim Kasemi. Evakuimi i tij është bërë në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës duke u gdhirë e diela e sotme. Së bashku dhe me disa studentë kosovarë, djaloshi nga Guri i Zi i Shkodrës është evakuar me avion special drejt Turqisë.
NEWS24 informon se avioni me studentët do të ulej në një bazë ushtarake turke gjatë orëve të natës dhe më pas me autobus do të udhëtonin drejt kryeqytetit turk Ankara.
Në Libi, 24 vjeçari nga fshati Kuç i komunës Gur i Zi në Shkodër kishte nisur studimet e larta në degën e magjistraturës në muajin korrik, dhe familjarët kishin 4 ditë që kishin humbur kontaktet me njeriun e tyre.
(s.g/BalkanWeb)