Vdes dhe një i ri në aksident, shoku i tij në reanimacion

Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së shkuar në rrethin e Fierit, teksa dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me motor përgjatë segmentit rrugor që lidh fshatrat Ngjeqar-Vlosh-Kurjan.
Policia lokale bëri me dije se viktima është shtetas Redion Stani, 22-vjeç, ndërsa ka mbetur i dëmtuar rënd shtetasi Dervish Fetahu, 23-vjeç. Viktima ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë.
Ata janë gjetur nga një kalimtar i rastit, i cili i ka transportuar në spitalin e qytetit të Fierit. Sipas burimeve policore, Stani ka ndërruar jetë pak para mbërritjes në spital, për shkak të frakturave të shumta, ndërkohë që 23-vjeçari Fetahu është në gjendje të rëndë në repartin e reanimacionit. /S.Ll/Start/
2011-10-17 09:19