E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhet sfidanti i Sarkozisë për President të Francës

Rivali i tij, Martine Aubry, pranoi fitoren e Hollande të dielën para se rezultatet përfundimtare të bëheshin të ditura.

Në fjalimin e tij të fitores, Hollande tha se do të përkrahë ata që nuk mund “t’i durojnë më” politikat e Sarkozisë.
Sondazhet thonë se Hollande mund ta mundë Presidentin Sarkozi, i cili ende nuk e ka deklaruar kandidaturën e tij.

Hollande mundi rivalin e tij brenda partisë 56% kundrejt 44%. Kjo është hera e parë që në Francë organizohet një para-garë e stilit amerikan, ku më shumë se 2.7 milionë votues votuan për kandidatin e tyre të partisë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-17 09:04
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›