E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes duke nxjerrë xehen e kromit

Kukës, 31 korrik - Një 38-vjeçar nga Kukësi ka humbur jetën teksa nxirrte xehe kromi. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në fshatin Aliaj të komunës Surroj në Kukës. Bashkë me viktimën, Seser Ademi, është plagosur edhe një person tjetër. Bëhet fjalë për Myftar Sinën 33-vjeç.

Mësohet se të dy personat kanë qenë duke nxjerrë krom në momentin kur pasoi një shembje masive e dheut. I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Kukësit, ku ka marrë edhe ndihmën e parë, ndërsa për 38-vjeçarin vdekja ishte e menjëhershme.

Shkak për aksidentin është bërë mungesa e kushteve të sigurisë në punë. Pritet që policia të nisë hetimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›