E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes e aksidentuara në semaforë

Nga Express më 03 janar 2011 në ora 12:26

Ka vdekur Lavdie Murturi, e reja, e cila u aksidentua natën e Vitit të Ri, nga një veturë taksie, derisa po priste në semaforë, në afërsi të Konvikteve të Studentëve në Prishtinë.

Murturi (1990) nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve të rënda, dhe ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Aksidenti ka ndodhur më 31 dhjetor 2010, rreth mesditës. Një veturë e kompanisë “London Taxi” e ka goditur semaforin, i cili pastaj e ka goditur në kokë 21-vjeçaren.

Dëshmitarët kanë rrëfyer se taksia e kishte devijuar rrugën, duke u munduar t’i shmangej një veture tjetër, e cila po vinte me shpejtësi.

Varrimi bëhet sot në orën 14, në Varrezat e Qytetit në Prishtinë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›