E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli nuk lëviz nga City

Nga Express më 02 janar 2011 në ora 12:12

Mario Balotelli nuk planifikon të rikthehet në Itali, në një të ardhme të afërt. Sulmuesi italian i Manchester Cityt shihej afër transferimit në Milan, por ish futbollisti i Interit i ka mohuar këto spekulime.

Madje, ai synon që me ‘Citizens’ ta fitojë titullin e kampionit në Angli. “Nuk e di ekzakt se sa do të qëndroj në City. Me këtë ekip kam kontratë dhe planifikoj ta respektoj atë. Dua ta fitoj Premierligën me Cityn dhe mendoj se kemi kapacitet që ta bëjmë këtë qysh në këtë sezon. Kemi lojtarë që mund ta bëjnë këtë”, theksoi përfaqësuesi italian në një intervistë për Mail on Sunday.

Talenti italian me prejardhje ganeze thotë se ndien borxh ndaj trajnerit Roberto Mancini, i cili ishte i pari që e zbuloi talentin e tij dhe ai që e solli në Angli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›