Vdes elektricisti, riparoi linjen e demtuar nga black- out
KUKES- Një elektricist ka humbur jetën mbrëmë teksa po punonte për riparimin e linjës së tensionit të mesëm. Mësohet se elektricisti Jonuz Axhani po punonte në një kabinë elektrike. Linja e tensionit të mesëm, ishte dëmtuar nga black out i djeshëm i cili la në errësirë gjithë Shqipërinë për gati 30 minuta. Energjia filloi të kthehej gradualisht në qytetet e ndryshme.
Nga burime pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes u mësua se shkak është bërë një rrufe, e cila ka rënë në nënstacionin 220 kv në Vaun e Dejës, që ka sjellë stakimin e linjës.
(s.g/BalkanWeb)
Nga burime pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes u mësua se shkak është bërë një rrufe, e cila ka rënë në nënstacionin 220 kv në Vaun e Dejës, që ka sjellë stakimin e linjës.
(s.g/BalkanWeb)