HEC-et, rritet niveli në Fierzë. Shkarkime nga Koman dhe Vau i Dejës
TIRANE-Niveli i Liqenit të Fierzës është rritur ndjeshëm si pasojë e reshjeve intensive që kanë rënë gati pa pushim ditët e fundit.
Ministria e Energjitikës, Transporteve dhe Ekonomisë (METE) informoi sot situatën në HEC-et kryesore në vend. Nga informacionet mësohet se niveli i ujit të Fierzës sot shënon 293.08 m nga 292.5 m që shënonte dje. Të njëjtat burime bënë të ditur se prurrjet në Fierzë vazhdojnë 1650 metër kub në sekondë. Fierza ka kapacitet 296 metra.
METE bëri të ditur se vazhdojnë shkarkimet në dy HEC-et ë tjera si Komani dhe Vau i Dejës. Kështu liqeni në Koman me kapacitet 175 metër shënon sot nivelin 172.31 metër. Prurjet në këtë liqen vazhdojnë me 750 m kub në sekondë ndërsa shkarkimet me 800 metër kub në sekondë.
Kurse në Liqenin e Vaut të Dejës me kapacitet 76 metër vazhdojnë prurjet me 400 metër kub në sekodnë ndërsa shkarkimet me 750 mekët kub në sekondë.
(d.b/BalkanWeb)