Vdes foshnja e porsalindur nena e semure qendroi disa dite nen uje
SHKODER- Nje foshnje e porsalindur ka vdekur ne maternitetin e Shkodres pasi nena kishte qendruar disa dite ne uje dhe madje e ka varrosur spitali se nuk kishin leke per ta bere kete ndersa nje tjeter 3-muajsh prej disa ditesh eshte ne oksigjen i semure rende nga qendrimi ne uje.
Jane 150 familje rome qe jetonin ne breg te lumit Buna ne hyrje te qytetit te cilat jane evakuuar vete dhe jane vendosur ne ish-repartin ushtarak te Rrencit aty ku kane qene te vendosur dhe ne muajin janar.
Dalja e lumit nga shtrati i ka permbytur barakat e tyre ku uji ka kaluar mbi 70 cm. Sipas tyre askush nuk i ndihmon dhe ato kerkojne uje e buke se paku vetem per femijet.
Jemi 14 vete ne nje dhome kemi shkuar dhe kemi kerkuar ndihme per ushqime por na kane thene se nuk ka me miell as ushqime e batanije si ne janar-tregojne banoret rome te strehuar ne Rrenc
Situate e renduar ne Shkoder nderkohe qe METE pranon gjendjen e renduar te situates. Uji ka depertuar ne lagjen ne hyrje te qytetit nderkohe qe aksi rrugor Shkoder-Tirane eshte i bllokuar dhe nuk qarkullojne makinat. Niveli i ujit ka shkuar deri ne gjysme metri.
Sipas te dhenave te fundit probleme jane shfaqur ne lagjen Xhabije nderkohe qe uji ka depertuar edhe ne lagjet Bahcallek Shtepia e Mushkonjes Ajasem dhe Livadhe. Banoret ankohen se uji po i pushton shtepine.
Dhjete shtepi ne Bushat jane ne rrezik shembeje nderkohe qe priten mjetet te bejne evakuimin e banoreve. Kryetari i komunes akuzon CEZ sepse e ka lene zonen pa energji.