E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha akuza Rames per dekorin. Rama Merru me permbytjet

UPADTE- Kreu i Bashkise se TIranes Edi Rama ne pergjigje te akuzave te kryeministrit Berisha i kerkoi ketij te fundit te merret me emergjencen e permbytjeve dhe te lere shpifjet.

Reagimi erdhi menjehere pas sulmit qe Berisha beri ne adrese te Rames ne mbledhjen e qeverise. Sipas Rames ne kete kohe Berisha duhet te ktheje vemendjen ne situaten kritike te permbytjeve dhe te mos merret me shpifje.



Kryeministri Berisha ka leshuar akuza te ashpra ndaj kreut te bashkise se Tiranes Edi Rama duke e bere ate pergjegjes te qellimshem te mosdekorimiit te kryeqytetit per festen e Pavaresise.

Ne mbledhjen e sotme te qeverise nje pjese te rendesishme te fjales se tij Berisha ia ka dedikuar sulmit te hapur ndaj Rames.

Une te shkarkoja 100 here ty zoti Rama dhe dije mire qe te shkarkoja dhe te jepja shume me teper. Pasi ate qe bere ti e konsideroj rrugaceri kombetare nje fyerje qe i ben cdo shqiptari sillesh si i biri i Enverit ndaj nje dite qe eshte kaq e shenjte per shqiptaret- tha Berisha.

Sipas tij protokolli i festes tashme do te ndryshoje ne menyre qe te mos perseritet me e njejta situate.

Ai ka kujtuar nismen e marre nga grupi i keshilltareve demokrate per ndjekjen penale ndaj Rames duke theksuar se uron qe drejtesia te thote fjalen e saj e te veproje ne kete rast.



Pas kerkeses se keshilltareve te djathte per shkarkim te kryetarit Edi Rama pasi ky i fundit nuk kishte zbukuruar Tranen per festa ka reaguar Bashkia.

Zedhenesi i Bashkise se Tiranes Florjan Serjani tha se kete vit ka qene policia ajo qe ka penguar zbukurimin e kryeqytetit pasi cdo vit Bashkia ka vendosur flamuj.

do vit Bashkia e Tiranes ka vendosur flamuj kuqezi per festat e nentorit madje kete vit edhe duke hasur ne pengesen absurde te organeve shteterore qe ndaluan lirimin e shtyllave nga banderolat blu te propagandes qeveritare- tha Serjani

Zedhenesi Serjani tha se Bashkia do te depozitoje kallezim penal ndaj Ferdinand Ponit.
Poni ka disa kallezime per shpifje nga ana e Bashkse se Tiranes ai do te kallezohet edhe per shpifjen e sotme qe ne fakt nuk eshte gje tjeter vetem perpjekje e Sali Berishes per te ndotur 29 nentorin me prodhimin e ulet te makines se baltes

Bashkia I kerkoi gjithashtu policises se rendit dhe asaj rrugore qe te bashkepunoje per ndalimin e trafikut aty ku do zhvillohen aktivitet dhe ruajtjen e rendit gjate festimeve te nates se bardhe.

Me heret keshilltaret e djathte ne Bashkine e Tiranes kane kerkuar shkarkimin e kryetarit te Bashkise Edi Rama. Me ane te nje deklarate per shtyp Ferdinand Poni ka theksuar se shkarkimi do te kerkohet pasi Dita e Flamurit 28 Nentori e gjeti Tiranen
te pazbukuruar.



Sipas Ponit Edi Rama i ka shkelur me te dyja kembet si dinjitetin shqiptar ashtu edhe ligjet e ketij vendi qe jane ne themel te ekzistences se shtetit qe kushtezojne te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise.

Ne keshilltaret Demokrate te Keshillit te Bashkise se Tiranes ne perputhje ligjin Nr 8652 date 31.07.2000 Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore si dhe me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise neni 14 pika 5 do te kerkojme shkarkimin e z. Rama nga detyra si dhe i kerkojme prokurorise te nise procedimin penal per kete njeri qe thyen ne menyre flagrante kushtetuten e ligjet ne dem te interesave te ligjshme te Shqiperise e shqiptareve- shkruhet ne deklarate.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›