Vdes futbollisti meksikan Antionio De Nigris

Ndërron jetë futbollisti meksikan Antonio De Nigris. Sulmuesi aktivizohej në kampionatin grek me skuadrën e Larisas. De Ngiris koleksionon 16 ndeshje me fanellën e kombëtares meksikane dhe ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit të Larisës. Shkak i vdekjes së De Nigris, sipas burimeve mjekësore, ka qenë një atak kardiak. Sulmuesi 31 vjeçar ka lënë bashkëshorten dhe vajzën e tij, Miranda 5-vjeçare. Ky lajm ka shokuar futbollin meksikan dhe kombëtaren e drejtuar nga Agirre.
Kjo është një tjetër tragjedi që prek futbollin, pas vetëvrasjes së gjermanit Robert Enke.
Kjo është një tjetër tragjedi që prek futbollin, pas vetëvrasjes së gjermanit Robert Enke.