E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama në Kinë: Liria të jetë universale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk "duan t'i imponojnë asnjë vendi parimet e tyre, por mendojnë se vlera e "lirisë së besimit, e informimit dhe pjesëmarrjes politike", duhet të jenë universale. Një deklaratë e tillë është dhënë nga presidenti amerikan Barack Obama, në fjalimin e tij mbajtur përpara një grupi studentësh nga Shanghai, nëpërmjet internetit. Liria e shprehjes dhe pjesëmarrjes në , është një vlerë universale që duhet të jetë e garantuar për të gjithë, edhe në Kinë", ka thënë Obama.
Obama i është referuar konceptit të lirisë në 360 °, duke saktësuar se është një përkrhaës i madh i lirisë në përdorimin e internetit dhe se është totalisht kundër censurës. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Obama shtoi se ai i mirëpret kritikat që merr shpesh nëpërmjet interentit nga qytetarë të ndryshem, dhe këto kritika sipas tij e bëjnë atë një lider më të mirë. Në Kinë, interneti ndodhet nën një censurë të rëndë. Në kryeqytetin financiar të Kinës, presidenti amerikan përpara një grupi studentësh të zgjedhur, ka vënë theksin në cështjen e të drejtave të njeriut, duke paralajmëruar se SHBA nuk kërkon të imponojë vlerat e saj, asnjë vendi, por ato janë vlera universale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›