Vdes këngëtari Chuck Brown

Kitaristi dhe këngëtari Chuck Brown, i cili i miksoi stilet e muzikës funk, soul dhe asaj latine për të ndihmuar në krijimin e skenës ‘go-go’ në Washington DC në vitet e shtatëdhjeta, vdiq në moshën 75 vjeçare.
I njohur si ‘kumbara i go-go’, hiti më i madh i Brown ishte “Bustin' Loose”, i cili kaloi një muaj në top listën amerikane të R&B në fund të viteve shtatëdhjetë.
Brown ishte i njohur me performancat që nuk ndalonin ndërmjet këngëve dhe mund të vazhdonte për disa orë.
Ai ka thënë se stili ishte emëruar go-go sepse ‘muzika vetëm vazhdon dhe vazhdon’.
Brown ishte nominuar për shpërblimin e tij të parë Grammy në vitin 2010, për performancen më të mirë R&B nga një duet apo grup me këngën ‘Love’, bashkëpunim me këngëtaren Jill Scott.