Vdes kritiku i filmit Andrew Sarris

Gruaja e tij, kritikja e filmit Molly Haskell, tha se shkak i vdekjes ishin komplikimet e një infeksioni të zhvilluar pas një rrëzimi.
Elegant dhe i mprehtë në një masë, Sarris në The Village Voice, dhe më vonë në The New York Observer, ka shkruar depërtueshëm për përudhën e lavdishme të kinemasë së viteve gjashtëdhjetë dhe regjisorët që qëndronin prapa kësaj rryme - François Truffaut, Max Ophuls, Jean-Luc Godard, Michelangelo Antonioni, Ingmar Bergman, Akira Kurosawa.
Kritika e filmit kishte arritur lartësinë marramendëse në mesin e rrëmujave kulturore të asaj kohe dhe temperamenti i Z. Sarris i përshtatej asaj epoke.
Sarris ka luajtur një rol të rëndësishëm për t’ua prezantuar amerikanëve teorinë autoriale të evropianëve, idenë që një regjisor i madh flet nëpërmjet filmave të tij jo më pak se një romancier flet nëpërmjet librave të tij. Një aktor mund të kapërcejë një film prozaik, ka thënë Sarris, por vetëm një regjisor mund të mbartë koherencën e vizionit që i jep jetë artit të madh.
Libri i tij “The American Cinema: Directors and Directions 1929-1968” mbetet kryevepra e tij.