Giroud, 90 % i Arsenalit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Olivier Giroud do të shkëlqejë në ekip sezonin e ardhshëm pasi njoftoi se transferimi i sulmuesit francez është “90 % i kryer”.
Giroud, anëtar i Francës në Euro 2012 besohet të jetë shumë pranë kalimit në Arsenal në vlerë prej 13 milionë funtesh.
Ai shënoi 25 gola sezonin e kaluar duke i ndihmuar Montpellierit të fitojë titullin e kampionit në Ligue 1.
“Giroud nuk ka luajtur shumë deri më tani në Euro por 90 % do të jetë futbollist i Arsenalit sezonin e ardhshëm. Besoj se do të shkëlqejë për ne”, deklaroi Wenger për TF1.