E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes motoçiklisti

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku, në rrugën Istog – Gurakoc.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orëve të vona të natës në Istog të Poshtëm, ku si pasojë e një përplasjeje në mes të një veture, një traktori dhe një motoçiklete, ka mbetur i vdekur ngasësi i motoçikletës.

Me vendim të prokurorit, dy ngasësit, ai i veturës dhe i traktorit, po mbahen në paraburgim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›