Qeveria miraton Strategjinë e Sigurisë
Qeveria e Kosovës miratoi sot Projekt-strategjinë e Sigurisë. Dokumenti, më herët kishte marrë edhe mbështetjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe tani do të dërgohet për shqyrtim në organin më të lartë, legjislativin e vendit.
Pasi që ka marrë mbështetjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Projekt-strategjia e sigurisë së Republikës së Kosovës është miratuar edhe në Qeverinë e Kosovës për të vazhduar pastaj shqyrtimin në organin më të lartë, legjislativin e vendit.
Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e sotme të ekzekutivit ka thënë se hartimi i kësaj projekt-strategjie është në kuadër të përpjekjeve për të ndërtuar një shtet paqësor, multietnik, demokratik që garanton liritë e parapara me Kushtetutë, ku askush nuk do të jetë i diskriminuar në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë apo mendimeve politike.
Thaçi ka thënë se për herë të parë po miratohet një dokument i sigurisë paqësore bazuar në vlerat dhe praktikat më të mira demokratike perëndimore.
“Strategjia e sigurisë së Republikës së Kosovës, është dokumenti i parë për sigurinë nacionale të Kosovës i hartuar nga institucionet e shtetit dhe i miratuar nga Këshilli i Sigurisë. Është një dokument modern, i dizajnuar për t’u përballur me sfidat e sigurisë sipas doktrinave dhe koncepteve perëndimore të sigurisë në shërbim të paqes, sigurisë e fqinjësisë së mirë. Strategjia do të bëjë të mundur koordinimin e përgjigjeve ndaj sfidave të brendshme dhe të jashtme të sigurisë të kohërave moderne për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, luftën kundër trafikimit dhe korrupsionit”, ka thënë Thaçi, raporton KosovaPress.