Vdes në aksident gjyqtari, shtyhen ndeshjet e Superligës
GJIROKASTER- Futbolli shqiptar është tronditur nga vdekja aksidentalisht e gjyqtarit, Rigers Pjetrushi.
32-vjeçari ka humbur jetën në një aksident rrugor në aksin Gjirokastër-Kakavijë ne oret e e para te dites se sotme.
Pjetrushi ishte një ditë më parë gjyqtar i katërt në përballjen e ekipit gjirokastrit të Luftëtarit, me Kastriotin e Krujës.
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot shtyrjen e ndeshjeve të Superligës shqiptare për ditën e mërkurë.
Policia po heton per zbardhjen e shkqeve qe kane çuar ne aksidentin tragjik.