Vdes ne avion pasagjeri 84 vjecar

Xhemal Kurti kthehej nga Italia bashke me dy djemte pasi kishte kryer nje vizite mjekesore
Kishte kryer kater operacione by- pass-i ne zemer ndersa nderroi jete ne gjume gjate zbritjes se avionit ne Rinas
TIRAN- Vdes ne avion gjate zbritjes per ne aeroportin e Rinasit pasagjeri 84 vjecar Xhemal Kurti ndersa kthehej me dy djemte nga e tij nga Italia pas nje kontrolli mjekesor qe kishte kryer atje. Sipas burimeve te policise Kurti kishte kryer me pare kater operacione by-pass-i ne zemer.
Ngjarja e pazakonte ndodhi dje ne mesdite rreth ores 1300 kur i moshuari 84 vjecar me banim ne Shkoze te Tiranes udhetonte ne kthim nga Italia ne Shqiperi nepermjet kompanise ajrore italiane Alitalia ne linjen Milano-Tirane. I moshuari sipas burimeve te policise dhe hetuesve te komisariatit te Rinasit ka qene i ulur ne sediljet e para te klasit ekonomik te avionit te linjes Milano-Tirane ne nje sedilje tri vendeshe bashke me dy djemte e tij.
Pasagjere qe udhetuan me kete avion te linjes ajrore Milano-Tirane thane se i moshuari kishte qene duke fjetur ne momentin kur dy djemte e tij kishin konstatuar se ai kishte nderruar jete.
Ai ndodhej ne vendet e para te kabines tone dhe pashe qe ishte me dy persona te tjere qe ishin shume me te rinj me te te cilet i kisha pare te kujdeseshin per te gjate gjithe rruges.
Pak perpara se te zbriste vura re se personat po leviznin dhe po komunikonin me stjuardesat- tha dje per Shekulli-n nje pasagjer qe ndodhej disa ndenjese pas ndenjesve ku qendronte i moshuari qe nderroi jete.
Menjehere pas konstatimit se 84- vjecari Kurti kishte nderruar jete kapiteni i avionit njoftoi kullen e kontrollit ne aeroportin e Rinasit e me pas u njoftuan sherbimet e policise se komisariatit te Policise se Rinasit si dhe te sherbimi i ndihmes se shpejte te aeroportit. Ne pak minuta ne piste dolen ne gatishmeri sherbimet e ndihmes se shpejte te aeroportit si sherbimet e policise se komisariatit te Aeroportit.
Pak minuta pas njoftimit te ngjarjes se pazakonte ne avionin e linjes Milano-Tirane mjeti fluturues me pasagjerin e moshuar ne bord qe nuk jetonte shkeli ne pisten e aeroportit te Rinasit. Fillimisht u zbriten pasagjeret pjesa me e madhe te cileve nga dalja e pasme e avionit.
Pasi zbriten te gjithe pasagjeret qe udhetonin me kete avion hetuesit e policise dhe mjeket e aeroportit konstatuan se pasagjeri kishte nderruar jete. Sipas burimeve te policise qe iu referohen mjekeve burri i moshuar kishte nderruar jete pasi ishte goditur nga ne infarkt ne zemer.
Mjeket jo optimiste per te moshuarin pas vizites se fundit
Gjate pyetjes se dy djemve te tij nga policia ata iu thane hetuesve se babai i tyre kthehej nga nje vizite mjekesore qe kishte kryer ne Itali ne nje spital prane Milanos.
Sipas dy djemve qe e shoqeronin i ati i tyre kishte kryer kater nderhyrje ne zemer gjate te cilave kishte kryer operacione by- pass-i pikerisht per te rregulluar problemet ne zemer. Pak jave me pare i moshuari kishte ndjere serish shqetesime ne zemer dhe per kete dy djemte e derguan serish ne Itali per te kryer nje vizite per te pare shkakun e perkeqesimit te gjendjes se babait te tyre.
Pas vizites se kryer ne nje spital italian mesohet se mjeket jane shprehur se gjendja fizike e te moshuarit Kurti nuk mund te perballonte me nderhyrje te tjera dhe per kete qellim do te ishte me mire per te qe ai te kthehej prane familjes se tij. Me vete atij i eshte dhene pervec mjekimit te nevojshem edhe nje pershkrim i gjendjes se tij shendetesore.
Te gjitha keto dokumente dhe kartela mjekesore qe djemte e Kurtit kishin me vete u administruan nga policia. Kjo pasi kreu keqyrjen e vendit te ngjarjes ne bordin e avionit dergoi trupin ne morg per autopsi. Nga kjo e fundit u konstatua se vdekja e Kurtit ishte ajo e dyshuara pikerisht vdekje natyrale. Pas marrjes se ketij akti procedural policia referoi dosjen ne prokurori me konkluzionin se vdekja e Kurtit ishte natyrale ne avion.