E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Zgjedhjet e 8 majit jane shume te rendesishme

TIRAN - Presidenti i Republikes Bamir Topi beri thirrje per zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta dhe transparente me 8 maj. Kur na ndajne me pak se dy muaj nga data e mbajtjes se zgjedhjeve per qeverisjen vendore kreu i shtetit theksoi edhe nje here rendesine e tyre dhe faktin qe rezultatet e tyre te administrohen me korrektese. Deklaratat Presidenti i beri gjate takimit me Drejtorin Rajonal per Ballkanin Perendimor ne Zyren e Jashtme te Mbreterise se Bashkuar Daniel Fern i cili po zhvillon nje vizite zyrtare ne vendin tone.

Presidenti Topi theksoi rolin e institucioneve te pavarura kushtetuese dhe konsolidimin e shtetit te se drejtes sidomos duke pasur parasysh trevjetorin e tragjedise se Gerdecit dhe zvarritjen e papranueshme te procesit gjyqesor te saj ne menyre qe tu rikthehet besimi qytetareve tek drejtesia. Gjate takimit Presidenti Topi dhe Drejtori Rajonal per Ballkanin Perendimor Fern ndane te njejten pikepamje per sa i perket realitetit te ri ne Ballkan sidomos pas shpalljes se Kosoves si shtet te pavarur dhe rendesise se bashkepunimit gjitheperfshires mes vendeve te rajonit me synim integrimin e plote ne gjirin e familjes europiane dhe strukturat euroatlantike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›