E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në fushë futbollisti i Kukësit

Një ngjarje tragjike është parë në futbollin shqiptar ku papritmas në fushë ka humbur jetën futbollisti i ri shqiptar i Kukësit, Ilirian Thaqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 në stadiumin "Zeqir Ymeri" të Kukësit, gjatë ndeshjes miqësore me ekipin e Prizrenit. Lojtari i të rinjëve të Kukësit kishte probleme me frymëmarrje ndërsa ishte rrëzuar në fushë.

Fatkeqësia u bë më e madhe pasi që në fushë nuk kishte autoambulancë ndërsa rrugës për spital djaloshi shqiptar ka humbur jetën.

Sipas policisë dhe mjekëve, konfirmohet se futbollsiti ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak, megjithatë pritet që të bëhet autopsia për të vërtetuar dhe shkakun e vdekjes./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›