E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes ne kolektor i moshuari, dyshohet mbytja

Durres- Trupi i nje 60-vjecari eshte gjetur i pajete ne zoen e plazhit te Durresit mbremjen e djeshme, poshte nje kolektori. Safet Mulollari eshte personi i identifikuar nga banoret e kesaj zone qe njoftuan edhe policine vendore. Burime nga policia bene te ditur se shkak i vdekjes te te moshuarit mendohet te jete mbytja ne kanal dhe me pas te kete perfunduar ne kolektorin e plazhit. Burimet shtuan se 60 vjecari banonte ne lagjen nr. 14, ne Shkozet dhe njihej si konsumator i pijeve alkoolike. Gjate hetimit te kryer, viktimes nuk i jane gjetur shenja te dhunes ne trup.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›