E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në spital Gaqo Dumka, 84 vjecari i cili masakroi Liljana Arapin

TIRANË- Ndërron jetë në spitalin e burgut të Tiranës vetëm dy ditë para dhënies së pretencës nga Gjykata e Korcës, autori i ngjarjes makabre, të ndodhur në gusht të vitit 2011.

Lajmi konfirmohet nga drejtuesit e burgut të Drenovës, të cilët bëjnë me dije se i dënuari ishte dërguar me urgjencë dy javë më parë në burgun e Tiranës, si pasojë e probleme kardiake, të cilat Dumka i kishte shfaqur ditët e fundit.

Ende nuk dihet ku do të varrasohet trupi i 84-vjecarit, i cili 1 vit më parë tronditi mbarë opinionin publik me historinë e tij monstruoze, pasi copëtoi në copa femrën me të cilën bashkëjetonte, 45-vjecaren Liljana Arapi. Burime nga burgu i Drenovës bëjnë me dije se asnjë familjar nuk është paraqitur për të tërhequr trupin e viktimës.

84 -vjecari priste që të hënën ti jepej pretenca, pasi akuzohej për masakrimin e 45-vjeçares Liljana Arapi. Gaqo Dumka, 84- vjec mbrëmjen e 11 gusht, priti që Liljana të flinte që më pas ti priste kokën me sëpatë, gjymtyrët, organet gjenitale dhe pasi i ka paketuar në qese i ka hedhur në koshin e mbeturinave. Policia vetëm pas një jave, pas krimit të rëndë ndërpreu kërkimet për 42-vjecaren të cilët banorët e lagjes, ku ajo bashkëjetonte me plakun 84-vjecar e njihnin si mbesën e Dumkës.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›