E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyerjet dhe diskrimini racial, shqiptari hedh në gjyq shkollën britanike

Britani- Fyerjet raciale dhe diskriminimi ndaj një shqiptari që jeton në Angli duket se tashmë do të përballen më gjuhën e ligjit. Mësohet se një 30-vjeçar shqiptar ka hedhur në gjyq shkollën ku punonte pasi një koleg i tiji vazhdimisht e fyente për prejardhjen dhe origjinën e tij shqiptare.

Gazmir Dema ka depozituar një padi në gjykatën e Oksfortit ku akuzon shkollën Dragon School se e ka quajtur gabel dhe një terrorist. Ndërka mësohet se fyerjet dhe diskriminimi ndaj tij u rriten kur ai kërkoi ndryshimin e turnit, aq sa drejtuesit e shkollës e larguan pa të drejtë edhe nga vendi i punës.

Prej disa vjetësh Dema punonte në guzhinën e shkollës por fyerjet dhe talljet për origjinën e tij etnike ishin të një shkalle të papërballueshme.

Nga ana tjetër vetë shkolla përmes avokatëve të saj ka bërë me dije në gjykatë se Dema e ka ndryshuar versionin e ngjarjeve dhe palët kanë rënë dakort që diçka e tillë të mbyllet. Por gjykatësi ka deklaruar se pas një muaji do të nxjerrë vendimin e tij lidhur me këtë çështje.

Raste të tilla në një shkollë ku arsimimi është shumë i shtrenjtë janë konsideruar të pafalshme nga autoritet dhe opinioni publik britanik dhe jo vetëm.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ngelet ne klase, nxenesi terrorizon shkollen me arme Një 15 vjeçar ka terrorizuar nxënësit e shkollës, në shenjë...
  2. Greqi- Gjenden të vrarë shqiptari, dhe i biri 3 vjeçar Greqi- Një fëmijë 3 vjeçar dhe babai i tij 35...
  3. Shqiptari në Angli, nuk pranon akuzën për vrasje Angli- Një emigrant shqiptar me emrin Xhonethan Limani ka mohuar akuzën...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›