UÇK e përfshirë në krime lufte, EULEX nis hetimet në terren
Kosovë- Hetimet për akuzat e eurodeputetit zviceran, Dick Marty, kanë nisur në terren nën drejtimin e kryeprokuorit të EULEX-it, Clint Williamson. Hetime që po bazohen në rezolutën e 25 Janarit 2011 të Këshillit të Europës mbi Hetimin e akuzave për trajtim çnjerëzor dhe trafikun e paligjshëm të Organeve njerëzore në Kosovë.
Ditën e djeshme hetuesit kanë realizuar vizita në institucione të ndryshme në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, të cilat janë përmendur nga Marty-n në raportin e tij.
Zëdhënësi i këtij grupi hetimor, Juri Laas ka deklaruar se të dhënat që do mblidhen në terren do të integrohen në strategjinë e hetimit.
Ka qenë me rëndësi që në fillim të garantohet mbështetja e nivelit të lartë politik në Prishtinë, Beograd dhe Tiranë. Task Forca tani është në proces të sigurimit, analizimit dhe kryerjes së disa hetimeve. Të gjitha do të krijojnë strategjinë prokuroriale,- tha Laas për mediat në Kosovë.
Akuzat e eurodeputetit zviceran, Dick Marty konsistojnë në pretendimet e tij se gjatë luftës së Kosovës janë trafikuar organe në këtë vend. Ai ka akuzuar se në këtë trafikim janë të përfshirë ish-drejtuesit e UÇK-së dhe transplanti kryhej në dy shtëpi bazë. Ndërkohë për këtë çështje është hapur një hetim ndërkombëtar.
Shkrime të tjera me interes:
- “Raporti Dick Marty”, vjen në Tiranë kryeprokurori i EULEX Tiranë- Kryeprokurori i EULEX-it, Clint Williamson mbërrin sot në Tiranë,...
- Akuzat e “Marty”-t, Haxhinasto: Mbështesim EULEX-in në hetim Kosovë- Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ka zhvilluar...
- Shqipëri-Serbi, debate në OKB për çështjen “Dick Marty” Uashington- Debate të ashpra mes ambasadorit shqiptar Ferit Hoxha, në...