Vdes nëna me vajzën 10 vjeçe, dyshohet helmimi
GRAMSH - Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gramsh ku një grua 39 vjeçe dhe e bija 10 vjeç ka vdekur në fshatin Kodovjat. Dyshohet se shkak mund të jetë helmimi, por më saktë përgjigjen do ta nxjerrë aupotsia.
Policia e Elbasanit bëri të ditur sot e në orët e para të ditës (ora: 02:35) kanë shkuar në Spitalin Kirurgjik te Elbasanit, të vdekura shtetaset Nafije Nebi Bujku, 39 vjeç dhe e bija R. Fredi Bujku, 10 vjeç nga fshati Bucar Kodovjat. Ato kanë qenë në shtëpinë e tyre dhe pasi kanë darkuar dyshohet të jenë helmuar.
"Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e vdekjes", thotë komunikata e policisë. Ndersa ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të kryer veprimet e para proceduriale dhe për të percaktuar shkakun e vdekjes së dy shtetasve.
Ndërkohë nga burime jo zyrtare mësojmë se nënë e bijë mund të jenë helmuar nga një esencë limonate që pasi e kane blerë në dyqan kanë përgatitur pijen freskuese. Dyshohet që kjo esencë e skaduar të jetë bërë shkak i ngjarjes fatale në këtë familje. Trupat e pajetë gjenden në morgun e spitalit të Gramshit, ku është duke u bërë autopsia, por burimet spitalore thonë se përgjigjet dalin pas një jave.