Aksident në Urën e Milotit, një i vdekur 3 të plagosur
KURBIN - Një person ka vdekur dhe 3 të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur në superstraden Lezhë - Milot. Aksidenti ndodhi rreth ores 05:00 të mëngjesit në urën e Milotit ku një automjet tip Benz Mercedes me targa të Tiranës 6241 K që drejtohej nga 36 vjeçari Ferdinand Tarazhi ka përplasur një motoçikletë që drejtohej nga Bilal Mema 42 vjeç nga Lezha. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur drejtuesi i motocikletes Bilal Mema. Ndërsa jane plagopsur djali i tij 15 vjecar, drejtuesi i automjetit qe shkaktoi aksidentin si edhe Gezim Gjergji pasagjer në automjetin tip mercedes. Pas aksidentit automjeti është përfshirë menjeherë nga flaket dhe është djegur plotesisht, por dy personat që udhëtonin në të kanë mundur të dalin me shpejtësi nga mjeti. Shkak i ketij aksidenti mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes së autojetit tip mercedes dhe një parakalim i gabuar i tij pikërisht mbi urën e Milotit.