Vdes nga sëmundja misterioze

Meles nuk është parë në publik javëve të fundit. Në spital ishte pranuar në muajin korrik, por asnjëherë nuk u bë e ditur natyra e sëmundjes së tij. Spekulimet për shëndetin e tij filluan kur, muajin e kaluar, ai nuk mori pjesë në Samitin e Unionit Afrikan, në Adis Abeba.
Edhe pse tri javë më parë zëdhënësi qeveritar pohoi se kryeministri ishte më mirë me shëndet, as atëherë nuk u bë e ditur se nga cila sëmundje vuante ai. Asokohe në opinion flitej se Meles kishte probleme me stomak dhe se po shërohej në Belgjikë.
Ndryshe, Meles do të zëvendësohet përkohësisht nga ministri i Jashtëm, Hailemariam Desalegn.
"Pavarësisht asaj që Etiopia ka pësuar një goditje të rëndë, dhe se do t’i mungojë udhëheqësi i saj, Meles ka vendosur themelet e një politike dhe strategjie që do të zgjas edhe pas tij”, u tha në televizionin shtetëror.
Ndryshe, Meles Zenawi mori pushtetin në vitin 1991, si udhëheqësi i kryengritësve që rrëzuan liderin komunist, Mengistu Haile Mariam.