Sot Liverpooli ndeshje për rekorde

Liverpooli sot do të ketë një takim të veçantë në udhëtim te Swansea. Kjo ndeshje pritet të jetë interesante për disa arsye.
Legjenda e gjallë e skuadrës, Stiven Gerrard do të paraqitet për herë të 400 si kapiten i Liverpoolit. Gjigandi anglez mund të bëjë histori nëse e fiton këtë ndeshje për disa arsye. Liverpooli mund të bëhet skuadra e parë angleze që mund të bëjë 4 fitore në 4 javët e para në Premierligë, gjë të cilën se ka arritur asnjë skuadër.
Liverpooli mund të bëhet skuadra e parë që nuk ka pranuar gol në 4 javët e para. Liverpooli mund të bëhet skuadra e parë që mund të arrij 12 pikë ma golat e vetëm një lojtari (nëse shënon Sturridge).
Daniel Sturridge është në kërkim të golit të 4 radhazi, për të parën herë në karrierë, ndërsa Liverpooli nëse fiton do të arrijë fitoren e 400 në Premierligë./Indeksonline/