E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja Jahjaga në Shqipëri

Ditën e sotme dhe të nesërme në Durrës, organizohet forumi i Presidentëve të Rajonit. Në këtë takim të pestë, marrin pjesë Presidentët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë. 

Presidentja Jahjaga pritet të qëndrojë sot e nesër në Durrës, ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët të presidentëve.

Takimet e përvitshme jozyrtare të katër Presidenteve të vendeve të rajonit janë një nismë e ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, nismë e cila filloi me udhëtimin në Vlorë më 23 - 24 qershor 2009; vazhdoi në Prizren më 26 - 27 qershor 2010; më tej në Ohër më 11 - 12 korrik 2011 dhe takimi më i fundit u mbajt në Budva, më 4 - 5 dhjetor 2012./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›