E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes nje murgeshe dhe dy anetare te nje organizate bamiresie

SHPEJTSIA/ Aksidentet rrugore shkaktojne 3 te vdekur dhe 7 te plagosur. Viktimat jane nje murgeshe italiane dhe dy anetare te nje organizate qe merreshin me femijet dhe qe po ktheheshin nga nje trajnim i kryer ne qytetin e Librazhdit.


Nje aksident me permasa dhe bilanc tragjik eshte regjistruar rreth ores 1600 te se premtes ne vendin e quajtur Mirake pergjate aksit rrugor Elbasan-Librazhd nga perplasja e dy mjeteve.


Dy te vdekur dhe 7 te plagosur nder te cilet dy ne gjendje te rende jane pasojat e perplasjes e nje mjeti tip Benz me targa te huaja i drejtuar nga 22-vjecari Taulant Bregu me banim ne Pogradec dhe nje furgoni me targa te TR7285T me drejtues shtetasin Ramiz Lica 37 vjec lindur ne Diber e banues ne Tirane.


Viktimat dhe te plagosurit jane regjistruar ne furgonin ku ishin duke udhetuar punonjes te organizates ord Vision.


Perplasja e fuqishme ka bere qe dy prej grave te ndodhura ne pjesen e parme te fugonit te gjejne vdekjen pak minuta pasi kane mberritur ne spital. Nga burime spitalore mesohet se kane nderruar jete Sonila Aliaj 33 vjece dhe Fide Shehi 56 vjece qe te dyja me banim ne Tirane ndersa jane aksidentuar rende shtetasit Mihane Pitarka 47 vjec Nexhmije Rama 50 vjece Vera Kaca 52 vjece Ermelinda Ruka 28 vjece dhe Donika Neziri 34 vjece me banim ne Laprake.


Menjehere pas nderhyrjes mjekesore mesohet se ndodhet ne gjendje te rende per jeten 50-vjecarja Rama e cila i eshte nenshtruar nderhyrjeve kirurgjikale ne sallen e operacionit. Te gjithe mjeket e spitalit kirurgjik te Elbasanit jane vene ne dispozicion te sherbimit per te ndihmuar kete situate emergjente.


Mjekja Eli Lumi thote se eshte bere e pamundura qe tiu shpetohet jeta dy grave te demtuara. Per shtetasen Nexhmije Rama kirurget po luftojne qe te stabilizohet ndersa ne gjendje te rende mund te konsiderohen edhe te gjithe te aksidentuarit e tjere si pasoje e demtimeve te marra.


Mesohet se grupi i punonjeseve qe perbehej nga femra ishin duke udhetuar me drejtim Tiranen pasi ktheheshin nga nje aktivitet ne sherbim te njerezve ne nevoje ne Librazhd. Ato benin pjese ne nje organizate joqeveritare e quajtur ord Vision me qender ne Tirane.

Ende nuk jane percaktuar shkaqet ne te cilat ka ndodhur aksidenti fatal por mesohet se automjeti tip Benz ka qene me shpejtesi tej normave te lejuara cka dyshoeht te kete cuar ne humbjen e kontrollit te mjetit nga ana e drejtuesit. Si rrjedhoje ka bere qe te dale nga korsia e vet duke u perplasur me fugonin qe levizte ne kah te kundert me te nga Librazhdi drejt Tiranes. Policia ka arrestuar ne flagrance shtetasin Taulant Bregu. Akuza paraprake eshte shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor.


Lezhe vdes murgesha


Nje murgeshe ka gjetur vdekjen ne Spitalin Rajonal te Lezhes pas nje aksidenti te ndodhur paraditen e te premtes rreth ores 1000 ne superstraden Lezhe- Shkoder ne afersi te vendit te quajtur kryqezimi i Kakarriqit.


Sipas burimeve zyrtare te policise ne kete aksident u perfshine nje automjet tip Fiat qe drejtohej nga Kreshnik Marku 27 vjec nga Lezha dhe nje tjeter automjet po tip Fiat me targa italiane qe drejtohej nga 25-vjecarja Alma Zogu murgeshe ne Lezhe. Si pasoje mori plage te renda dhe gjeti vdekjen ne spitalin e Lezhes murgesha italiane 75-vjecare Rita Sisi e cila udhetonte si pasagjere ne automjetin me targa te huaja.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shkak i ketij aksidenti ka qene nderprerja e menjehershme e rruges nga ana e mjetit qe drejtohej nga 27-vjecari Marku i cili po dilte nga superstrada per ne nje rruge dytesore. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit qe shkaktoi aksidentin dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te shkaqeve te ndodhjes se ketij aksidenti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›