E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes një pacient në Spitalin Psikiatrik, u qëllua nga një tjetër i sëmurë mendor

Elbasan- Një sherr mes dy pacientëve në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit ka qenë fatal për njërin prej tyre.

Dyshohet se Arjan Laska, 40 vjeç, nga Pogradeci, është goditur nga 25-vjeçari me iniciale M.G, dhe më pasi ai ka përplasur kokën në dysheme duke gjetur vdekjen gjatë transportimit në spital.

Ai fillimisht ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Elbasanit, por vdekja erdhi gjatë transportimit në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Ndërkohë ende nuk ka një zbardheje të plotë të ngjarjes sepse ka dyshime se pacienti mund të jetë rrëzuar edhe vetë. Ndërkohë drejtori i spitalit Kamber Balla, ka thënë se do të vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›