E Diel, 1 Nëntor 2026

Drafti, kush perfiton nga heqja e TVSH-se per makineri e pajisje Eglantina Nasi

Te gjitha bizneset qe operojne ne Shqiperi, vendas apo te huaj, dhe qe kryejne investime mbi nivelin e 50 milione lekeve, do te kene te drejten per te perfituar nga masa lehtesuese e heqjes se takses se Tatimit mbi Vleren e Shtuar (TVSH), publikuar nga vete kryeministri Berisha para pak ditesh. Referuar draftit te zbardhur perkates, zbulohet se ketij regjimi te heqjes se TVSH-se do t'i nenshtrohen te gjitha ato makineri apo pajisje qe importohen prej nje biznesi te caktuar dhe qe jane te destinuar per investime.

"Me qellim qe te shmanget procedura e shtyrjes se pageses se TVSH-se ne import dhe qe te ulet kerkesa per rimbursim prane administrates tatimore, ne shuma te konsiderueshme, Ministria e Financave propozon qe ne rast te investimeve mbi vleren prej 50 milione lekesh, makinerite dhe pajisjet te perjashtohen nga pagesa e TVSH ne import", - argumentojne autoritetet zyrtare te Financave, lidhur me arsyen e marrjes se nje vendimi te tille. Per te sqaruar me pas, se procedura e perjashtimeve percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave. Dhe se prej saj, perfitojne vetem makineri dhe pajisje qe jane direkt te lidhura me investimin, duke u perjashtuar ne kete menyre nga pagesa e TVSH-se ne dogane. Nga ana tjeter, ekspertet e Financave, sqarojne se nje mase e tille lehtesuese, u paraprin kostove te larta te investimeve te medha, duke ndikuar ne uljen e tyre. Duke iu referuar konkretisht faktit se ne momentin e pare te punimeve, bizneset kane kryesisht investime te konsiderueshme ne makineri dhe pajisje dhe perkatesisht, TVSH-ja e paguar per importet e tyre rrit me 20% koston e investimeve te tilla. Por qe pas aplikimit ne ligjit perkates te qeverise, per mospagesen e TVSH-se se tyre, i bie qe kjo kosto te zbritet, duke lehtesuar kesisoj ecurine e te tilla bizneseve. "Importimi i makinerive dhe pajisjeve ne funksion te realizimit te kontratave te investimeve me vlere ne dhe mbi 50.000.000 leke eshte furnizim i perjashtuar nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar. Procedura e perjashtimeve percaktohet me Vendim te Keshillit te Ministrave dhe do t'u akordohet vetem makinerive dhe pajisjeve qe jane direkt te lidhura me investimin", - thuhet saktesisht ne draftin e miratuar nga qeveria. Sikunder, sqarohet se subjektet qe jane ne proces shtyrje te pageses se TVSH-se, ne nje kohe kur qeveria sapo ka miratuar ligjin, i cili ende nuk ka hyre ne fuqi, "per makinerite dhe pajisjet, te cilat jane direkt te lidhura me investimet me vlere mbi 50 milione leke, dhe importuar nen skemen e shtyrjes se pageses se TVSH-se, Tatimi mbi Vleren e Shtuar perjashtohet". Aktualisht, procedurat ligjore parashikojne qe pagesa e TVSH-se ne importin e makinerive dhe pajisjeve, pavaresisht nga vlera e investimit, shtyhet deri ne nje vit nga administrata doganore. Dhe ne rast se cikli i investimit dhe fillimit te prodhimit eshte me i madh se nje vit, subjektit, pas plotesimit te nje seti dokumentacionesh, i akordohet nje shtyrje e dyte me autorizim nga ministri i Financave, deri ne momentin e fillimit te prodhimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›