E Diel, 1 Nëntor 2026

Doktoraturat, vetem me udheheqes te diplomuar jashte Luljeta Ndoka

Te kryesh studimet e ciklit te trete me kohe te plote, te doktoratures, tanime nuk mjafton te gjesh nje udheheqes dosido, por ai duhet detyrimisht te kete kryer studimet e larta shkencore ne nje nga universitetet perendimore. Nje gje e tille sanksionohet ne vendimin e posacem te qeverise, i cili eshte botuar tashme ne Fletoren Zyrtare, pra ka hyre ne fuqi. Pika 5,1 e vendimit te qeverise percakton se doktorantet udhehiqen nga personeli akademik i disiplines respektive te studimit te doktorates, me titullin "Profesor" ose "Profesor i Asociuar" ose me graden shkencore "Doktor" (PhD), te fituar prane universiteteve perendimore. Po sipas vendimit, udheheqesi shkencor me titullin akademik "Profesor", i punesuar me kohe te plote, udheheq njekohesisht jo me shume se pese doktorante. "Udheheqesi shkencor me titullin akademik "Profesor i Asociuar" dhe udheheqesi shkencor me graden shkencore "Doktor" (PhD) te fituar prane universiteteve perendimore, i punesuar me kohe te plote, udheheq njekohesisht, jo me shume se dy doktorante. Udheheqesi me titullin akademik "Profesor", i punesuar me kohe te pjesshme, udheheq vetem nje doktorant", thuhet ne vendimin e Keshillit te Ministrave, i cili ka hyre ne fuqi me botimin ne Fletoren Zyrtare. Gjithashtu, eshte bere edhe nje ndryshim qe ka te beje me emertimin e studimeve te ciklit te dyte. Pika dy, ndryshohet ne: "Per t'u pranuar ne nje program studimi te doktorates, kandidati duhet te zoteroje diplome te ciklit te dyte te studimeve "Master i shkencave" dhe te cdo diplome tjeter te vleresuar te barasvlershme me te, ne fushen e programit te doktorates apo ne nje fushe te perafert te percaktuar me pare ne rregulloren e programit perkates te doktorates". Per te ekzekutar vendimin, Kehsilli i Ministrave ngarkon Drejtorine e Pergjithshme e Arsimit te Larte ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences, Agjencine Publike e Akreditimit te Arsimit te Larte, si dhe institucionet e arsimit te larte, te cilat ofrojne programe studimi te doktorates. Kriteri kryesor per te aplikuar ne shkollen doktorate ose ne doktorature. Eshte qe studentet te kene kryer master shkencor ose te zoterojne diplome 4-vjecare te dikurshme. Ata duhet te kene se paku nje diplome te fituar ne institucione universitare brenda ose jashte vendit ne nivel ose "Master Shkencor" apo te ekuivalentuara me to nga ana e Ministrise se Arsimit dhe Shkences te specifikuar nominalisht ne fushen ku studentet deshirojne te aplikojne. Nje tjeter kriter i rendesishem eshte nje mesatare note prej jo me pak se 8 ne kuadrin e studimeve te nivelit "Master Shkencor" ose 4-vjecar te dikurshem (pa perfshire noten e diplomes). Preferohen kandidatet me vleresim maksimal ne diplome. Nga ana tjeter, ata duhet te plotesojne te gjitha kerkesat administrative qe parashikon rregullorja e shkolles doktorale ne fuqi. Sa i perket gjuhes se huaj, duhet qe doktoranti ta kete te mbrojtur me certifikate nderkombetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›