E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes pa gezuar pronen ankuesi ne Strasburg

TIRAN- Dy jave para se Gjykata Europiane per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg te shprehej per shumen financiare qe qeveria shqiptare duhet ti paguante pronareve te tokes ne vendin ku ndodhet ambasada italiane ne Tirane nje nga ankuesit Shahin Vrioni nderroi jete pa mundur te gezoje pronen dhe demshperblimin e caktuar.


Lajmin per vdekjen e Shahin Vrionit e konfirmoi per Shekullin bashkeshortja e tij Valeria Vrioni e cila eshte vajza e ish-juristit te njohur te para 45. Baltazar Benusit. Pronat e ketij te fundit jane konfiskuar nga regjimi komunist pas vitit 1944 kur keta te fundit erdhen ne pushtet pas clirimit te vendit.


Sipas vendimit te Gjykates se Strasburgut qeveria shqiptare per pronen e uzurpuar nga Ambasada Italiane qe ndodhet ne rrugen e Elbasanit duhet ti paguaje ankuesit tashme te ndjere Shahin Vrioni dhe trashegimtareve te tjere shumen 1.9 milione euro ne forme demshperblimi per mos kompensimin e prones se tyre.


Kjo shume sipas vendimit duhet te ekzekutohet brenda tre muajve nga qeveria ne te kunderten autoritetet shqiptare detyrohen te paguajne me pas edhe kestet mujore dhe fitimet e munguara.


Po ne favor te familjes se ankuesit Vrioni Gjykata e Strasburgut eshte shprehur edhe ne prill te 2009 per nje prone shtepi qe ndodhet ne afersi te stacionit te trenit e konfiskuar nga regjimi komunist ne vitin 1944 dhe e shitur ne vitin 1992 familjes Gliozheni.


Vrioni dhe te tjeret kunder Shqiperise fituan te drejten e tyre per te marre kompensimin e prones qe ndodhet ne afersi te stacionit te trenit ne Tirane me shumen prej 450 mije euro. Ne te kundert shteti shqiptar u penalizua per shkelje te se drejtes per nje proces te rregullt ligjor dhe per shkelje te se drejtes se prones-thuhet ne vendimin e prillit te vitit 2009.


Konflikti me shtepine e Gliozheneve


Vendimi 2009 lidhet me respektimin e se drejtes se prones per gjysmen e nje godine ne qytetin e Tiranes konflikt i cili lindi midis pronareve te para vitit 1944 qe ishte ish-juristi i njohur Baltazar Benusi dhe pronareve te rinj te familjes se dr.Koco Gliozheni te cilet e paten blere gjysmen e kesaj godine nga shteti komunist.


Kete prone e kerkuan trashegimtaret e familjes Benusi bashkeshortja e Shahin Vrionit dhe djali i dr.Gliozhenit. Pas proceseve te gjata gjyqesore ne Shqiperi kjo prone i ka mbetur familjes Gliozheni ndersa ankuesi iu drejtua Strasburgut.


Kjo gjykate ne perfundim te gjykimit konkludoi se gjykatat e brendshme te Shqiperise kishin shkelur te drejten e ankuesve per nje proces te rregullt ligjor si edhe te drejten e tyre te pronesise te garantuara keto nga Konventa Europiane per te Drejtat e Njeriut.


Duke marre ne konsiderate faktin qe kjo prone sot zoterohet nga nje pronar i cili e ka blere me nje kontrate te rregullt sipas ligjeve ne fuqi Gjykata e Strasburgut nuk e ka konsideruar si te rastit qe shkelja e konstatuar te riparohet duke i kthyer pronen pronareve te vjeter familja Benusi por ka gjykuar qe prona ti mbetet pronarit aktual kurse pronari i vjeter te demshperblehet me nje shume financiare e cila eshte vleresuar ne 450 mije euro.


Dy dite me Pare Gjykata Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg i dha te drejte Shahin Vrionit per ankesen e tij.


Vendimi i vitit 2010
Konflikti per Ambasaden Italiane


Ankuesit ne kete ceshtje gjate procedimeve te brendshme gjyqesore kishin fituar te drejten per tiu kompensuar nje prone e cila ndodhet brenda territorit te Ambasades Italiane ne Tirane.


Ne nje vendim te 29 shtatorit 2009 Gjykata Europiane shpalli se kishte pasur nje shkelje te nenit 6/1 E drejta per nje proces te rregullt gjyqesor Nenit 13 E drejta per nje ankim efektiv dhe te Nenit 1 te Protokollit Nr.1 te Konventes mbrojtja e prones.


Sipas Gjykates autoritetet shqiptare nuk kane ekzekutuar vendimin gjyqesor te formes se prere te qershorit 2004 qe iu njihte ankuesve te drejten e kompensimit te prones ne vend te kthimit te saj ne natyre per shkak se prona u konsiderua e zene nga Ambasada Italiane. Ne ate vendim Gjykata e Strasburgut shpalli se nuk ishte ende gati per te percaktuar vleren e demit sipas Nenit 41 te Konventes.


Gjykata iu dha mundesi paleve qe brenda tre muajsh te gjenin zgjidhje me mirekuptim per percaktimin e vleres se demit. Ne keto kushte ceshtja kaloi perseri ne Strasburg ku me vendimin e djeshem u percaktua vlera 19 milione euro per demin pasuror dhe jo pasuror ne favor te ankuesve si rrjedhoje e mosekzekutimit te vendimit per kompensimin e prones.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›