Ekstradimi i Prudentinos vijon zvarritja e proceseve

Gjykata ka vendosur shtimin e nje muaji mase shtrenguese per te akuzuarin si pjese e mafies italiane
Seanca e radhes per ekstradimin e Albino Prudentinos se bashku me rikthimin e mbrojtesit te meparshem Ferdinand Doja ka pasuar nga ky i fundit edhe kerkesen per ndryshimin e trupit gjykues.
Ai e ka cilesuar gjyqtaren Herila ela te njeanshme. Ne nje kerkese te paraqitur me shkrim ai kerkonte qe seancat te drejtoheshin nga nje tjeter trup gjykues per te mos bere gjyqin formal. Kerkesa nuk eshte pranuar nga prokurori Maksim Sota i cili tha se nuk kishte asnje shkak ligjor nga kerkesat e avokatit pervec disa konstatimeve te tij.
ela e cila qysh ne fillim ka pranuar riardhjen e Dojes ia ka lene vendin nje tjeter gjyqtareje per te shqyrtuar kerkesen e bere nga pala mbrojtese. Mirela Mishgjoni e ka hedhur poshte kerkesen e Dojes si te pabazuar ne prova.
Pas kesaj avokati ka kerkuar kohe per mbrojtjen perfundimtare te klientit te tij nderkohe qe Sota ne keto kushte e quajti te nevojshme zgjatjen edhe me nje muaj te mases shtrenguese arrest me burg per Albino Prudentinon. ela ka marre parasysh te dyja kerkesat duke shtyre seancen e radhes per daten 9 dhjetor.
Kerkesa e prokurorise Vlore
Gjykata e Leces Itali ka leshuar urdhrin e arrestit nr 369507 te dates 20.09.210 per bashkepunim kriminal i tipit mafioz trafik droge e grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga seksioni 416 bis neni 623 CO3 kodit penal italian. Maksimumi i denimit qe parashikohet 24 vjet burgim.
Ky urdher arresti eshte leshuar per shtetasin italian Albino Prudentino i datelindjes 51 lindur ne Ostuni te Brindizit. Kerkesa per zbatimin e urdhrit te arrestit per Albino Prudentinon i eshte percjelle strukturave te Interpol Tirana dhe pas lokalizimit te vendndodhjes se ketij personi eshte bere zbatimi i arrestit ne ngarkim te tij dhe nga gjykata e Leces Itali. Gjykata e rrethit gjyqesor Vlore me vendimin e saj 244 shtator 2010 ka vendosur miratimin e mases se sigurise per te arrestuarin Prudentino.
Ministria e drejtesise me shkresen nr 38512 dt 01.11.2010 ka transmetuar kerkesen e autoriteteve italiane per ekstradimin ne Itali nga Shqiperia te Prudentinos i shpallur ne kerkim nderkombetar dhe i arrestuar nga autoritetet shqiptare te drejtesise.
Kerkesa per ekstradim te te arrestuarit Prudentino i eshte drejtuar Ministrise se Drejtesise dhe kerkesa per ekstradimin permban te gjitha elementet e parashikuara nga Kodi Penal ...
Nga studimi i ketyre akteve verehet se nuk ekziston shkak per mosmiratimin e ketyre kerkesave dhe kjo eshte ne mbeshtetje te plote te dispozitave ligjore qe i perkasin ekstradimit. Ne keto rrehana kerkojme
miratimin e ekstradimit te te arrestuarit Albino Prudentino ne baze te kerkeses se autoriteteve italiane te drejtesise.