E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furi vjedhjesh ne bankomate dhe plackitje kalimtaresh zbulohen dy te dyshuar

Gjirokaster 9 Dhjetor 2010 NOA - Arrestohen ne flagrance dy shtetas per vjedhje dyqanesh dhe lekesh nepermjet kartave te kreditit ne bankomat. Kapja e tyre u be sot rreth ores 08.00 nga ana e Specialisteve per Parandalimin dhe Hetimin e Krimit ne Komisariatin e Policise Gjirokaster.

Gjergji Koci 31 vjec lindur dhe banues ne Gjirokaster i denuar me pare per vjedhje dhe Klodian Bistri 33 vjec lindur dhe banues ne Gjirokaster jane dy te arrestuarit ne flagrance.

Ata akuzohen se ne bashkepunim me njeri - tjetrin dje rreth ores 17.00 ne lagjen 11 Janari te qytetit Gjirokaster kane vjedhur dyqanin e shtetasit F.G nga Gjirokastra ku kane vjedhur nje portofol me shumen prej 30.000 lekesh te reja.

Pas nje pune te mirefillte profesionale dhe hetimore dhe ne baze te informacioneve te marra ne rruge operative u be e mundur identifikimi dhe arrestimi ne flagrance i tyre.

Po nga veprimet hetimore te kryera si dhe duke perdorur metodat speciale te hetimit u arrit zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i nje vjedhjeje tjeter te kryer nga shtetasi Gjergji Koci dhe konkretisht

Gjergji Koci me daten 12.11.2010 i ka vjedhur portofolin nje shtetaseje nga lagjja 18 shtatori e cila ishte duke blere ne treg dhe se ka kuptuar fare ku ne portofol kishte shumen prej 50 Euro 3 mije leke dhe dy karta krediti te sajen dhe te burrit si dhe ne portofol kishte edhe pinin perkates te cdo karte.

Po ashtu Gjergji Koci pasi ka marre portofolin ka shkuar ne bankomatin e Intesa San Paulo Bank ne lagjen 18 Shtatori ku ka terhequr shumen prej 50.000 lekesh te reja te shtetases F.I dhe shumen prej 40.000 lekesh te reja te bashkeshortit te saj gjithsej 90.000 leke te reja.

Policia tha se po punohet per zbardhjen edhe te nje vjedhjeje tjeter qe dyshohet se e kane kryer keta te rinj gjirokastritee.

Nderkohe materialet i kaluan Prokurorise se rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme per vepren penale te Vjedhjes kryer ne bashkepunim veper kjo e parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

e.r/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›